Deputeti i Listës Guxo, që është neurokirurg me profesion Haxhi Avdyli ka publikuar një fotografi aspak të hijshme duke shkelur rregullat e etikës në sallën e operacionit.
Mjeku deputet ka shfrytëzuar një moment gjatë operacionit për të realizuar një fotografi ‘selfie’ nga salla e operacionit, derisa shihet se pacienti është në anestezion.
Derisa Avdyli dhe kolegët e tij pozojnë para operacionit, në sallë shihet edhe pacienti të cilin po e bëjnë gati për operim.
Pacienti shihet duke marrë anestezionin para operimit