0.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Doktor Fatbardh Rexha merr mbështetje nga personeli shëndetësor në garën për deputet

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fatbardh Rexha, së bashku me bashkëshorten e tij, Dr. Pranvera Gjyshinca Rexha, kanë zhvilluar një takim me personelin shëndetësor, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

Në këtë takim u theksua plani gjithëpërfshirës i PDK-së për shëndetësinë, i cili përfshin:

✅ 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet;
✅ 100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale;
✅ 50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor;
✅ Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe pacientët me kancer;
✅ Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor;
✅ Riorganizim të specializimeve dhe miratimin e një Ligji të ri për Specializantët;
✅ Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.

“Shëndetësia është themeli i një shoqërie të shëndetshme dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Ky plan është dëshmi e qasjes sonë serioze për të siguruar mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës,” u shpreh Rexha.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit