Sipas njoftimit, një shtetas i huaj, gjatë hyrjes në Kosovë, deklaroi se nuk kishte mjete monetare apo mallra për të deklaruar. Megjithatë, pas kontrollit të automjetit dhe kontrollit personal, zyrtarët doganorë gjetën rreth 13 mijë euro, duke tejkaluar pragun ligjor prej 10 mijë eurosh që duhet të deklarohet.
Dogana ka nisur procedurat administrative, ndërsa paratë janë ndaluar dhe konfiskuar përkohësisht deri në përfundimin e verifikimeve për prejardhjen e tyre.
Autoritetet doganore theksuan se do të vazhdojnë kontrollet për të parandaluar qarkullimin e mjeteve monetare të padeklaruara dhe veprimtaritë e tjera të kundërligjshme në kufi.






