9.3 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

“Do të doja t’ia dëgjoja zërin”, vajza e Kurt Cobain me postim prekës

- Advertisement -

Frances Bean Cobain ishte vetëm një vjeçare kur babai i saj, Kurt Cobain ndërroi jetë.

Në 30 vjetorin e vdekjes së babait të saj, ajo përmes një postimi në rrjetin social, Instagram shkroi se do të donte ta njihte babain e saj.

“Do të doja t’ia dëgjoja zërin, ta dija sa i pëlqente kafeja apo si ndihej”, shkroi ajo.

Vjehrri i saj, legjenda e patinave, Tony Hawk, shkroi nën postimin e Frances Bean në Instagram: “Faleminderit për këtë. Ju vazhdoni trashëgiminë e tij me hir dhe dhembshuri.”

Kurt Cobain i la vajzës së tij një mesazh që e kishte shkruar para se ajo të lindte.

“Kudo që të shkosh ti apo kudo që të shkoj unë, do të jem gjithmonë me ty”.

E, vajza e Cobain shkroi se ai e ka mbajtur atë premtim sepse është i pranishëm me të në shumë mënyra.

Ndryshe, legjenda e grupit Nirvana ndërroi jetë më 5 prill të vitit 1994

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit