Ndarja e Gerard Pique dhe Shakirës pak muaj më parë bëri bujë të madhe në media. Dyshja e njohur i dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare, pasi sipas asaj që është raportuar në media, shkak ishte bërë tradhtia nga ana e futbollistit.
Për të folur për këtë temë, më në fund Shakira ka thyer heshtjen, teksa ka thënë një intervistë për revistën “Elle”, ku ka theksuar se për futbollistin e kaloi në plan të dytë karrierën e saj.
Ndarja me Pique? “Është hera e parë që flas për këtë situatë në një intervistë. Qëndrova e heshtur dhe thjesht u përpoqa t’i përpunoja të gjitha. Hmmm, dhe po, është e vështirë të flas për të, veçanërisht pasi jam ende duke e kaluar këtë gjë, sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje normale. Kështu që ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë”, nisi të tregonte këngëtarja.
Fëmijët? “Jam përpjekur t’ua fsheh situatën fëmijëve të mi. Mundohem t’i mbroj ata, sepse ky është prioriteti im në jetë. Por më pas, në shkollë, ata dëgjojnë gjëra nga miq apo ata gjejnë lajme të pakëndshme në internet dhe kjo thjesht i prek ata, e dini?
Ndonjëherë më duket sikur e gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe se do të zgjohem në një moment. Por jo, është e vërtetë. […] Siç thashë, ndoshta është faza më e errët e jetës sime.
Marrëdhënia me Pique as ndarjes? “Pavarësisht se si shkuan gjërat apo si ndiheshim unë dhe Gerardi si ish-partnerë, ai është babai i fëmijëve të mi. Ne kemi një punë për të bërë për këta dy djem të mrekullueshëm dhe unë kam besim se do të kuptojmë se çfarë është më e mira për të ardhmen e tyre”, shtoi Shakira.
Me ardhjen në jetë të fëmijëve, vetë Shakira shpjegon se duhej të merrte një vendim dhe të linte gjithçka për Gerardin dhe familjen e tyre.
“Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja, se njëri nga të dy duhej të bënte një sakrificë, apo jo? Dhe kështu, njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë. Dhe unë e bëra. E vura karrierën time në plan të dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur atë. Dhe ishte një akt dashurie”, ka përfunduar këngëtarja.