0.2 C
New York
Thursday, December 7, 2023

Buy now

Djali i Brad Pitt shpërthen ndaj tij: “Na e ke bërë jetën ferr”

Djali i Brad Pitt, Pax, e ka quajtur babain e tij një t*** të klasit botëror, i cili i bën katër fëmijët e tij të vegjël të përjetojnë frikë, në një postim të bërë në Instagram, në “Ditën e Babait” në vitin 2020-të, raporton Daily Mail.

“Ti e ke bërë jetën e të gjithë personave që kam pranë një ferr të vazhdueshëm“, ka shkruar Pax.

Ti mund t’i thuash vetes dhe botës cfarë të duash por e vërteta do të dalë në dritë një ditë“.

“Ti herë pas here e ke treguar veten se je një person i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Ti nuk ke konsideratw apo ndjeshmëri ndaj katër fëmijëve tuaj më të vegjël që dridhen nga frika kur janë në praninë tuaj.

Nuk do ta kuptosh kurrë dëmin që i ke bërë familjes sime, sepse nuk je në gjendje ta kuptosh”.

Pastaj në mënyrë sarkastike, ai ka shkruar: “Pra gëzuar ditën e baballarëve, qenie e tmerrshme njerëzore”.

Angelina Jolie adoptoi Pax nga një jetimore në Ho Chi Minh City, Vietnam, në vitin 2007. Ai ishte tre vjeç dhe ishte braktisur si i porsalindur nga nëna e tij biologjike e varur nga heroina. Brad e birësoi zyrtarisht një vit më vonë.

Kur Pitt, 59 vjeç dhe Jolie, 48 vjeç, u ndanë në vitin 2016, vetëm dy vjet pasi u martuan në një ceremoni private në Francë, fëmijët qëndruan me nënën e tyre pasi u raportua se një grindje ndodhi në një avioni privat mes djalit të madh Maddox dhe babait të tij.

Tashmë është e qartë se marrëdhënia mes Pax dhe Pitt është gjithashtu e trazuar me 19-vjeçarin që akuzon babain e tij se ia ka bërë jetën ‘ferr’ në zhurmën e jashtëzakonshme të rrjeteve sociale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit