Në qendrën më të madhe të votimit në Malishevë, gjimnazi “Hamdi Berisha” votimi ka filluar me kohë në orën 07:00.
Mirëpo, votimi atje ka filluar pa vëzhgimin e kamerave, kjo për arsye se në klasën ku është duke u zhvilluar procesi zgjedhor, nuk ka rrymë, aty ka vetëm drita dhe kamerat ende nuk janë instaluar, përcjell Klankosova.tv.
Menaxheri i qendrës, Izet Hoti ka thënë se problemi qëndron tek mungesa e kabllove vazhduese, të cilat sipas tij, nuk kanë ardhur ende.
Në lidhje me këtë, nga KQZ kanë thënë që sigurimi i këtyre kabllove për shkollat nuk është në kompetencën e tyre.