Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Prishtinës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit me rastin e Ditës së Çlirimit, duke bërë thirrje për nderim të përhershëm ndaj sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje për trimat e UÇK-së nga këto komuna dhe mbarë Kosova, të cilët, sipas tij, “me guxim e sakrificë i sollën lirinë Atdheut”.
“Nderim i përjetshëm për trimat e UÇK-së nga Prishtina, Kaçaniku, Hani i Elezit dhe mbarë Kosova, të cilët me guxim e sakrificë i sollën lirinë Atdheut”, ka shkruar Haradinaj.
Ai po ashtu ka shprehur mirënjohje të thellë për familjet e dëshmorëve dhe të gjithë veprimtarët që ndër vite kontribuuan për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Në mesazhin e tij, Haradinaj ka falënderuar edhe botën demokratike, të udhëhequr nga Amerika, për mbështetjen ndaj Kosovës në periudhat më të vështira dhe ndihmën në rrugën drejt lirisë.
Në fund të urimit, ai ka përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit.






