9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Disa ditë pas vërshimeve, Kurti vendos të shkojë në Skenderaj

- Advertisement -

Disa ditë pas vërshimeve në Skënderaj dhe pas dëmeve të mëdha që kanë pësuar banorët e asaj ana, kryministri Kurti ka vendos të shkojë nē Skēnderaj, për të parë nga afër dëmet qē kanë shkaktuar vërshimet, shkruan Scanner.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, përmes njē postimi në Facebook.

“Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet”, shkruan Nura, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave.

Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para./Scanner/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit