Sqarimi nga guvernatori i Bankës Qendrore me ekip në fundin e shkurtit, nuk bëri punë.
Ndaj kryenegociatoi i Kosovës Besnik Bislimi zhvilloi takim trepalësh në Bruksel javën që lam pas për çështjen e dinarit, me kryenegociatorin serb e ndërmjetësin evropian.
Nga aty u dakorduan që si Kosova edhe Serbia të dalin me propozimet e tyre deri të hënën e 25 marsit kur do të mblidhen përseri.
Se a janë popozimet e njëjta zyra e Bislimit s`u përgjigj, por opsioni i parë që BQK-ja ka dhënë është që Banka Popullore Serbe t’i dërgojë mjetet në BQK e kjo t’i shpërndajë nëpër llogaritë e serbëve. Opsioni i dytë është përdorimi i një banke të tretë si ndërmjetësues, shembull “Deutsche Bundesbank” e ajo pastaj t`ia kalojë BQK-së.
Ndërsa mundësia e tretë kalon në nivel të bankave komerciale, ku një bankë nga Beogradi e nj nga Prishtina do të mund të shkëmbenin paratë që dedikohen për serbët në Kosovë.