13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Dinari, ambasdori gjerman tregon a ka përkeqësim në cilësinë e marrëdhënies Kosovë-Gjermani

- Advertisement -

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë një intervistë për gazetarin e Nacionales, Xhezair Dashi, ku ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti për çështjen e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, ku thuhet që do të ketë një periudhë (më së shumti) tre muajshe kalimtare për zbatim të plotë të rregullores së re që heq dinarin si mjet ligjor pagese.

I pyetur nëse ka ndonjë “përkeqësim në cilësinë e marrëdhënies Kosovë-Gjermani” duke i ngrerë paralele deklarimit të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rohde butësisht shprehet se “e vetmja gjë që mund ta them me siguri, është se është e sigurt se s’është përmirësuar klima në të cilën ne punojmë me qeverinë”.

Se Kosova ka secilën të drejtë të shtrijë sovranitetin monetar të saj, Rohde s’e vë në asnjë pikë dyshimi, por, problemi, sipas tij, është te mënyra e zbatimit dhe e vetë marrjes së vendimit.

“Ju e dini, Gjermania është një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës. Javën e kaluar, Ministri im i Mbrojtjes ishte këtu. Dhe edhe ai e tha: Keni të drejtë të zbatoni këtë vendim, por bëjeni me një plan më të gjatë zbatimi; dhe bëjeni në atë mënyrë që gjithkush të jetë i informuar dhe askush të mos ketë frikë. Dhe, neve, na duhet të vimë në këtë hap. Nuk shoh ende që kemi ardhur në këtë hap”, shtoi ambasadori.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit