20.2 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Dimal Basha sulmon Szalain e Repoterëve pa Kufij pasi foli për media, ECPMF i reagon: Vetëm e përkeqësoni situatën

- Advertisement -

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka sulmuar përmes një postimi në ‘facebook’ udhëheqësin e zyrës së Reporterëve pa Kufij për Ballkanin Perëndimor, Pavol Szalai, pasi ky i fundit ka folur për mediat në Kosovë lidhur me gjendjen e rënduar të lirisë së mediave dhe gjetjet e raportit vjetor të RSF-së, shkruan Gazeta Express.

Basha i është referuar Szalait si “hungarez” dhe i ka kërkuar të merret me problemet në “shtetin e tij”.

Megjithatë në profilin e Szalait në “X”, shkruhet qartazi që është i lindur në Sllovaki, gjë për të cilën deputetit Basha i ka reaguar edhe ECPMF, duke i quajtur si “Deklarime të rreme për origjinën e Pavol Szalait”.

Gjithashtu ECMPF kanë kërkuar nga Qeveria Kurti që t’i marrin seriozisht gjetjet e raporteve dhe kanë thënë se sulmet ndaj anëtarëve të organizatave vetëm sa e përkeqësojnë situatën.

“Sulmet ndaj anëtarëve të stafit të organizatave ndërkombëtare nuk ndihmojnë — ato vetëm sa e përforcojnë mjedisin e rrezikshëm me të cilin përballen gazetarët dhe aktivistët në Kosovë”, thuhet në reagimin e ECPMF.

Të ngjashme

Të fundit