19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Dimal Basha parashikon ‘të ardhmen e errët të PDK-së’: Kurrë diell me sy nuk keni me pa

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të PDK-së për themelimin e qeverisë në hije, një format opozitarizmi që ishte praktikuar edhe më herët nga partia.

Basha, në një postim në Facebook, ka ironizuar ndaj kësaj përpjekjeje të PDK-së, duke thënë se “kurrë diell me sy s’keni me pa!”.

“PDK e paska përgatit një qeveri nën hije! Ani, veç banu gati me i ble do nxemje se paski m’u mërdhi për nja 8 vjet. Kurrë diellë me sy s’keni me pa!”, ka shkruar Basha.

Tallja e Bashës me partinë më të madhe opozitare, ka vazhduar edhe në një rresht tjetër.

“Apet nuk o keq, paramendo me pas ba qeveri nën diell, ishin sos, lëkura n’tokë iu kish ra tu pritë!” ka shkruar ai.

 Përndryshe, gjatë ditës së djeshme, me unanimitet të plotë, Këshilli Drejtues i PDK-së ka miratuar Rregulloren për funksionimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit