Sot është mbajtur mbledhja e gjashtë e Këshillit të Përgjithshëm të Grave të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë takim, fjalën e ka marrë u.d e presidentit, Albulena Haxhiu, e cila qysh në fillim të fjalimit të saj e ka përshendetur këngëtaren Adelina Ismaili e cila ka qenë e pranishme në mbledhje.
Haxhiu ia ka çuar edhe një puthje nga foltorja duke thënë se “është rritur me këngët e saj”.
Adelina Ismaili është njohur gjithmonë për afërsinë e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës.






