7.3 C
New York
Friday, November 13, 2026

Buy now

Dikur prej bashkëpuntorëve më të afërt të Kurtit – Luan Dalipi largohet edhe nga pozita e drejtorit ekzekutiv të AIE, s’dihet arsyeja

- Advertisement -

Luan Dalipi nuk do të jetë më drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Eksport (AIE).

Sipas raportimeve, ish-shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti është larguar nga kjo pozitë me direktiva të kreut të Qeverisë, transmeton lajmi.net.

Deri më tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga Qeveria apo nga vetë Dalipi lidhur me largimin e tij. Po ashtu, nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në këtë vendim.

Dalipi kishte shërbyer për pesë vjet si shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti, ndërsa në shkurt të këtij viti ishte larguar nga kjo detyrë.

Në qershor, ai mori pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksport, pas një procesi rekrutimi që ishte shoqëruar me kritika dhe pikëpyetje lidhur me përzgjedhjen e tij.

Dalipi konsiderohej njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt dhe më të besuar të kryeministrit Kurti.

Kur kishte njoftuar largimin nga pozita e shefit të stafit në Zyrën e Kryeministrit, ai kishte shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me Kurtin dhe pjesën tjetër të kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse institucionet do të japin sqarime për largimin e tij nga drejtimi i Agjencisë për Investime dhe Eksport

Të ngjashme

Të fundit