18.4 C
New York
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

“Dikur në veri kriminelët e bënin ligjin”, Bosch thotë që situata në veri është më mirë se në të kaluarën

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, nuk po pajtohet me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e kritikojnë Qeverinë e Kosovës për veprimet në veriun e vendit. Ai thotë se në të kaluarën grupet kriminale e bënin ligjin në veri. Bosch, mes tjerash ka folur edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, ku thotë se duhet të hapet në koordinim me KFOR-in.

Ish-diplomati holandez, Robert Bosch, po vazhdon t’i ndjekë me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë.

Bosch, ka sugjeruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që të koordinohet me KFOR-in para se të marrë një vendim për hapjen e Urës së Ibrit për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Pasi, sipas tij, hapja e tërësishme e urës mund të nxis reagime te grupet ekstreme në veri.

“Para se të marrë një vendim të tillë për hapjen e Urës së Ibrit, kryeministri Kurti bën mirë që ta studioj situatën në terren sepse mund të nxis reagimin e grupeve ekstreme. Natyrisht që duhet të ketë koordinim edhe me trupat e KFOR-it sepse ata janë vazhdimisht në terren. Megjithatë mendoj se tani situata e sigurisë në veri është më mirë sesa në të kaluarën, andaj edhe nuk po pajtohem me kritikat që SHBA-ja po i bën në drejtim të Qeverisë sa i përket kësaj çështjeje”, tha Bosch.

Bosch, thotë se tani situata e sigurisë është shumë më mirë në veri se sa kur ishte ai në Kosovë.

Ai thekson se më herët grupet kriminale e bënin ligjin në veri.

“Në kohën time situata në veri ka qenë jashtëzakonisht e keqe sepse kriminelët e bënin ligjin në atë zonë. Ishte një zonë e kontrolluar nga mafiozët që bënin çfarë donin dhe nuk ndëshkoheshin për krimet e kryera. Mos ta harrojmë faktin se ata gëzonin mbështetje të fortë edhe nga Beogradi. Tani më nuk është e njëjta histori”, tha ish-diplomati holandez.

Ai ka folur edhe për masat ndëshkuese ndaj Kosovës ku i vlerëson si të padrejta.

“Masat ndëshkuese për mua janë të çuditshme. Sepse kur dy palë janë duke negociuar ju nuk mund ta ndëshkoni vetëm njërën palë e cila ishte shumë më konstruktive kur u arrit Marrëveshja e Ohrit. Ku janë masat ndëshkuese ndaj Serbisë e cila tha publikisht se disa pika të marrëveshjes janë të papranueshme për ta. Pra Serbia e shkel qartazi këtë marrëveshje dhe nuk ka ndëshkim”, deklaroi ai.

Amerikanët dhe evropianët janë shprehur të pakënaqur me veprimet e Qeverisë së Kosovës në veriun e vendit.

Kosova, vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian prej verës së vitit 2023./teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit