Të jesh ikonë e Newastle United nuk duket të jetë një gjë e thjeshtë dhe e lehtë.
Sepse, dikur një e tillë ishte Alan Shearer, sulmuesi më i mirë i viteve të 90-ta në Angli.
Por, Andy Carroll nuk e pati fatin që ta kishte një karrierë të njëjtë si të Shearerit.
Dikur, ish-përfaqësuesi anglez i kishte kushtuar Liverpoolit hiç më pak se 50 milionë euro, përcjell “Gazeta Express”.
Transferimi i tij në vitin 2011 kishte bërë bujë të madhe, por që eksperienca e tij ishte aq dëshpëruese sa që ai u largua nga “Anfield Road” pas vetëm 18 muajsh.
Më pas, pati eksperienca në West Ham United, për t’u rikthyer në Newcastle United, e më pas në Reading, West Bromwich Albion, për të vazhduar në Francë me Amiens, ndërsa tash është pjesë e Bordeaux, i cili garon në ligën e katërt franceze.
Aty, Carroll i merr 2500 euro në muaj, por në fund të ditës, paratë nuk duket të jenë aq të rëndësishëm në rastin e tij.
“Nuk ua them shifrën ekzakte, por për t’ua dhënë një ide, që kur jetoj këtu e kam marrë me qira një shtëpi të vogël të bukur dhe rroga ime është më e vogël se qiraja. Kisha oferta për të luajtur në Arabinë Saudite, por kjo nuk më interesonte. Do më pëlqente të luaj çdo të shtunë së paku deri në moshën 40 vjeçare, në çfarëdo niveli. Objektiv është që të bëj si LeBron James, pra të luaj në të njëjtën skuadër me djalin tim më të madh. Licas është 14 vjeç. Do të ishte e mrekullueshme ta përjetoja një eksperiencë të tillë, në Bordeaux apo diku tjetër”, deklaroi Carroll, i cili sot i mbushi 36 vjet. /Express/