Sipas raportimeve në mediat gjermane, Alphonso Davies mund të largohet nga Bayerni gjatë kësaj vere.
Thuhet se klubi bavarez po negocion me disa klube nga Arabia Saudite, ndërsa afrimi i mundshëm i mbrojtësit të majtë Nathaniel Brown mund ta përshpejtojë largimin e kanadezit.
25-vjeçari ka pasur probleme me lëndime dhe pagë të lartë, andaj Bayern është i gatshëm të dëgjojë oferta për serioze për të.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në javët e ardhshme, me Arabinë Saudite që po shtyn fort për transferimin e tij.






