Dikur e lavdëronte, sot Vjosa Osmani e quajti Albin Kurti “të pangopur”: “Do zgjedhje çdo tre muaj”

- Advertisement -

Vjosa Osmani në fjalën e saj në “Tubimin e Bashkimit”, u shpreh e ashpër me kryeministrin në detyrë Albin Kurti që po “kërcënon me zgjedhje çdo tre muaj, dhe që i refuzoi 51% nga populli”.

Në fjalimin e saj, Osmani tha se “njëra është rruga e izolimit e krizës së përhershme, në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë”, tha Osmani para masës duke nxitur brohoritje të shumta.

“Rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminimin e cdo njërit që interesin shtetëror e vendosin para atij partiak”, vijoi ajo.

Duke shtuar se vendi shkoi “në zgjedhje të panevojshme e ja refuzuan popullit 51 përqind vetëm për të eleminuar një presidente që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani në Tubimin e Bashkimit.

“Rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës, rruga e shtetit serioz …”, vijoi Osmani.

Të ngjashme

Të fundit