6 C
New York
Monday, December 9, 2024

Buy now

Digjitalizimi i arkave fiskale, Murati jep detaje

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar se nga sot është lansuar sistemi i ri i arkave fiskale digjitale, një inciativë që ka për qëllim modernizimin e administratës fiskale në Kosovë dhe thjeshtimin e proceseve për bizneset.

Sipas tij, ky sistem do të zëvendësojë arkat tradicionale të hardware-it me ato softuerike, duke ofruar mundësi më të lira dhë më efikase për sektorin privat.

Mjafton një laptop/kompjuter, dhe një printer termik, që një biznes të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të blihen arka fiskale të shtrenjta.Sistemi i ri gjithashtu mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiskal”, shkruan Murati në një postim në Facebook.

Me këtë sistem, bizneset do të kenë mundësinë të përdorin një laptop dhe një printer termik për të lëshuar kuponë fiskalë, pa pasur nevojë për investime të mëdha në pajisje të shtrenjta, si dhe qytetarët mund të fitojnë shpërblime në rast të skanimit të kuponit fiskal.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit