Mbrëmjen e sotme është djegur një makinë në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Zjarri është lokalizuar teksa nuk ka persona të lënduar.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.