Një veturë është djegur dhe dy të tjera janë dëmtuar në Leposaviq.
Rastin për IO, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.
Elshani bëri të ditur që s’ka ende të arrestuar dhe se nuk dihet motivi për momentin. dhe se rasti është inicuar si zjarrvënie.
“Me datën 29.02.2024 rreth orës 04:00 kemi pranuar informatë se në Leposaviq ishte duke u djegur vetura Toyota e bardhë, me targa Serbe RA. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i patrullës, së bashku me zjarrfikësit të cilët kanë kryer shqimin e vendin e ngjarjes. Gjatë shqimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme materiale kishin pësuar edhe dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj veture. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si zjarrvënie, ndërsa nuk kemi të arrestuar dhe nuk kemi ndonjë motiv për momentin” thuhet në përgjigjen e Elshanit