28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

DigitAlb i reagon KPM-së: Premier League nuk mund të transmetohet përmes kanaleve “Arena Sport”

- Advertisement -

Platforma televizive DigitAlb ka reaguar ndaj Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovës në lidhje me transmetimin e Premier Leagues.

Pas zhvillimeve të fundit nga KPM-ja, DigitAlb ka bërë reagimin duke thënë se janë të detyruar të përgënjeshtrojmë dhe sqarojmë institucionet dhe opinionin publik në Kosovë.

Sipas reagimit të tyre, platformat televizive në Kosovës nuk mund të transmetojnë Premier Leaguen përmes kanaleve “Arena Sport”.

“Në këto kushte përgënjeshtrojmë çdo deklaratë ku përmendet se Premier League mund të transmetohet permes kanaleve “Arena Sport” përmes platformave Artmotion, Kujtesa, Telkos etj.” – thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Duke marrë shkas nga raportimi i KPM në Komisionin Parlamentar të Medias, që po zhvillohet sot në Prishtinë, jemi të detyruar të përgënjeshtrojmë dhe sqarojmë institucionet dhe opinionin publik në Kosovë si më poshtë:

Përmes shkresash dhe komunikimesh të shumta, “The Football Association Premier League Limited” (Premier League), ka njoftuar KPM që shoqëria Artmotion dhe platforma të tjera televizive në Kosovë nuk mund të transmetojnë Premier League përmes kanaleve “Arena Sport”. Kjo e konfirmuar edhe nga shkresa finale e datës 19 Tetor 2023, që Premier League i ka paraqitur KPM.

Në këto kushte përgënjeshtrojmë çdo deklaratë ku përmendet se Premier League mund të transmetohet permes kanaleve “Arena Sport” përmes platformave Artmotion, Kujtesa, Telkos etj.

Gjithashtu, DigitAlb rikonfirmon që është i hapur kundrejt të gjithe platformave televizive të Kosovës për bashkëpunim për distribucionin e kanaleve, duke përfshirë kështu edhe Premier League.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit