10.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Diaspora edhe një herë në krye të detyrës, nis mbledhjen e fondeve për zonat e prekura nga përmbytjet

- Advertisement -

Për shkak të përmbytjeve që ndodhën më 18 janar në disa prej komunave të Kosovës, GERMIN, Global Albanians Foundation (GAF) në SHBA, Fondacioni BESA dhe Shoqata “ODA Hamburg E.v” në Gjermani – kanë organizuar një fushatë për mbledhje fondesh për ndihmë ndaj të prekurve nga përmbytjet.

Kjo nismë u bënë thirrje bashkatdhetarëve kudo që ndodhën që t’u vijnë në ndihmë të prekurve siç kanë bërë gjithmonë, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë Kosovës.

Qëllimi i fushatës është të mbledhë një shumë sa më të madhe të të hollave, të cilat do të shkojnë vetëm tek qytetarët e komunave të prekura, në lokacionet që do të vendosen sipas situatës dhe nevojës në terren.

Fushata për mbledhjen e fondeve realizohet online përmes platformave “Facebook” dhe “PayPal”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit