Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen: BE dhe MB e kanë qëllim të përbashkët avancimin e normalizimit

- Advertisement -

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen, ka zhvilluar një takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ku janë diskutuar zhvillimet në procesin e dialogut dhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një njoftimi, Sørensen ka bërë të ditur se me Pierce kanë biseduar për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm diplomatik në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe për domosdoshmërinë e ruajtjes së ritmit të procesit që synon arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim.

Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë objektiv të përbashkët për avancimin e procesit të normalizimit dhe stabilitetit në rajon, duke vlerësuar koordinimin ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë si element kyç për suksesin e dialogut.

Takimi vjen në një periudhë kur dialogu Kosovë–Serbi mbetet në fokus të diplomacisë ndërkombëtare, me thirrje të vazhdueshme për intensifikim të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Të ngjashme

Të fundit