15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak flet para Komitetit të PE-së për Punë të Jashtme

- Advertisement -

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka informuar Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme lidhur me zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi.

Lajçak përmes një shkrimi në Twitter ka potencuar se i ka informuar për arritjen e marrëveshjes për çështjen e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sot iu drejtova anëtarëve të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme për një përditësim mbi Dialogun. I informova për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Falënderues për mbështetjen e rëndësishme për punën time.”, ka shkruar ai Twitter.

Ndryshe, më 23 nëntor, pala kosovare dhe ajo serbe kanë arritur marrëveshje lidhur me targat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit