14.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Dhuronin para për një person që shtirej si i sëmurë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar që vodhi ‘online’ kosovarët

- Advertisement -

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë “arrest me burg” për Liridon Pekën, i cili akuzohet për mashtrimit kompjuterik.

Sipas Prokurorisë, Peka dhe një person tjetër i paidentifikuar kanë hakuar profile në Facebook të disa shtetasve nga Kosova. Më pas, ata iu shkruanin të afërmve të këtyre personave duke iu thëne: Jam sëmurë. Më çoni 1 mije ose 1 e 500 euro sepse nuk dal dot nga spitali se jam rëndë.

Ata iu kërkonin t’i dërgojnë paratë online. Peka ishte në arrest shtëpie që në qershor për të njëjtat dyshime. Tërheqjen e parave e kanë bërë të afërm të një burri 85-vjeçar. Nipi i të moshuarit, nusja e nipit, vëllai dhe dy shokë, 9 veta në total.

Një shtetas nga Kosova kishte denoncuar në Prishtinë që kishte marrë nipin dhe i ka thënë që a i ke tërhequr lekët, por ai i ka thënë jo, kujdes se je mashtruar.

Avokati i Pekës, Tefik Sulejmani, pretendon se prokuroria nuk ka asnjë provë që të lidhë klientin e tij me mashtrimin e pretenduar./A2CNN

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit