Faqja e njohur Transfermarkt, i ka bërë të ditura 10 kombëtaret më të shtrenjta që garojnë në “EURO 2024”, që mbahet në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik.
Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 24 kombëtare.
Sipas kësaj faqe, Anglia e ka skuadrën më të vlefshme.
26 lojtarët kushtojnë hiç më pak se 1.52 miliardë euro.
E dyta është Franca, me 1.23 miliard, kurse e treta Portugalia me me 1.05 miliard euro e cila edhe e mbyll shifrën miliardëshe të skuadrave.
Në këtë kampionat konkurrenca do të jetë shumë e fortë dhe mbetet të shihet nëse Italia, kampioni në fuqi do të arrijë ta ruajë kurorën ose do ta pasojë titullin tek dikush tjetër.