13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Dhimbja për familjen vazhdon të jetë e madhe”, Haxhiu viziton nënën e Eronës të vrarë nga ish-partneri

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar nënën e Erona Coklit e cila u vra javë më parë nga ish-partneri i saj në Ferizaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se familja ka ndjen dhimbje të madhe për vrasjen e Eronës.

“Përreth dy orë, mes emocionesh të forta dëgjuam dhe kuptuam për përjetimet e familjes dhe përjetimet e dhimbshme ndërvite të të ndjerës Eronës. Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me Eronën dhe Arin djalin e saj të vogël për të cilin mezi pret që t’i besohet kujdestaria. Erona Cokli u vra nga ish partneri i saj. Dhimbja për prindërit dhe vëllezërit e Eronës vazhdon të jetë e madhe. Mesazhi i zonjës Melihate ishte edhe thirrje për mbështetje të vajzave dhe trajtim me profesionalizëm e serioz dhe pa asnjë neglizhencë i rasteve të dhunës”, tha ministrja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit