15.7 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

“Dhelprat” nuk duan të ndahen nga Vardy

- Advertisement -

Leicester City po konsideron t’i ofrojë një marrëveshje të re sulmuesit Jamie Vardyt, pasi kontrata e tij aktuale do të skadojë në verë.

Vardy, i cili ka qenë pjesë e “Dhelprave” për më shumë se një dekadë tani, shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Leicester ndaj Preston të martën, e cila vulosi titullin e kampionit në Championship, dhe një promovim në Premier League.

Sipas kushteve të kontratës së tij aktuale, sulmuesi anglez do të luajë ndeshjen e tij të fundit për ekipin kundër Blackburn Rovers të shtunën, megjithatë, Daily Mail raporton se klubi tani po konsideron t’i ofrojë atij një marrëveshje të re, njëvjeçare.

Ish-sulmuesi anglez ishte golashënuesi më i mirë i Leicesterit këtë sezon duke shënuar 20 gola në 36 paraqitje, në të gjitha garat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit