7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Detaje tronditëse për vrasjen në Llaushë: Salloni i shtëpisë ishte bërë pellg i gjakut, aty ishin dy fëmijët e çiftit

- Advertisement -

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur me grumbullimin e provave për vrasjen e gruas 48-vjeçare me inicialet L.Q.. Burri i saj S.Q., 51-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh. Burime të besueshme të Gazetës Express brenda organeve të sigurisë thanë se krimi ndodhi në sallonin e shtëpisë së çiftit në Llaushë të Skenderajt dhe në momentin kur hetuesia kishte arritur ne vendin e ngjarjes, kishin parë sallonin e shtëpisë të shndërruar në “pellg gjaku”, teksa aty ndodheshin dy nga tre fëmijët e çiftit.

Ne vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja plumbash, por akoma nuk dihet se sa plumba u shkrepën në trupin e viktimës.

“Nuk e dimë sa plumba janë shkrepur mbi trupin e viktimës, pa e marrë raportin e autopsisë nuk mund të flasim asgjë. E kemi parë pellgun e gjakut në sallon në dhomën e ditës, edhe aty i pashë dy fëmijët e çiftit, një vajzë dhe një djalë”, thanë burime të Expressit brenda hetuesisë nga vendi i ngjarjes.

Këto burime thanë se çifti ka tre fëmijë dhe nuk dihet nëse të njëjtit ndodheshin në vendin e krimit në momentin e kryerjës së krimit.

Të pyetur se cilat janë dyshimet e para mbi motivin e vrasjes dhe nëse çifti ka pasur probleme edhe në të kaluarën, burimet thanë “Jemi në fazën fillestare, vetëm sa është lëshuar vendimi mbi ndalimin e të dyshuarit. Jemi duke mbledhur prova. Jemi në fazën fillestare dhe nuk mund ta dijmë motivin kaq herët”.

Express mëson se i dyshuari nuk është intervistuar akoma, ndërsa është lëshuar edhe vendimi për autopsinë e viktimës. Aktualisht janë duke u mbledhur prova për vrasjen e gruas.

Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare.

Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, 48-vjeçarja, vdiq pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Ushtruesit i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Agron Mehmeti, në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka treguar se viktima ka pasur tre plagë të rënda, dy në gjoks dhe një në dorë.

Ai ka deklaruar se viktima ka qenë me shenja jete deri sa është dërguar në spitalin e Mitrovicës.

“Qendra Emergjente është njoftuar rreth orës 14:00 për një rast në fshatin Llaushë dhe menjëherë ka shkuar ekipa kujdestare me doktoreshën dhe ekipin e infermierëve në shtëpi dhe e kanë marrë një grua rreth moshës 48 vjeçare me plagë të rënda dhe e kanë transferuar menjëherë në qendrën emergjente dhe ju ka dhënë ndihma e parë dhe me autoambulancë me shenja jete ka shkuar deri në spitalin rajonal të Mitrovicës. Ekipa kur ka shkuar në shtëpi që ta marrë, e ka marrë me shenja jete, ka qenë gjallë deri në spitalin rajon të Mitrovicës, edhe pse në gjendje shumë të rëndë, me tri plagë të rënda, sipas drejtorit kujdestar. Plagët kanë qenë të lokalizume, në regjionin e gjoksit dy dhe në regjionin e dorës”, ka deklaruar ai.

Mehmeti ka thënë se viktima rreth orës 14:13 minuta është sjellë në QKMF në gjendje të rëndë.

“Në qendrën tonë ka ardh në orën 14:13 minuta, për Mitrovicë ka shkuar me shenja jete, por fatkeqësisht mundësitë për mbijetesë kanë qenë të vogla sipas mjekut kujdestar”, ka shtuar ai. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit