Votimi për rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës ka dështuar edhe në raundin e tretë.
Asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar shumicën e votave, dhe kjo ka bërë që kështu konkursi për rektor të UP-së të shkon në rishpallje.
Kandidatët për rektor të UP-së ishin: Isak Shabani, But Dedaj, Sefer Avdijaj dhe Faton Berisha.
Anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së kanë votuar, mirëpo 3 prej tyre kanë abstenuar.
Në rundin e parë: Faton Berisha 2, Isak Shabani 4.
Në rundin e dytë: Faton Berisha 3, Isak Shabani 3.
Në rundin e tretë: Faton Berisha 2, Isak Shabani 4.
Momentalisht pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës e mban Qerim Qerimi, i cili u zgjodh më 21 nëntor të vitit 2022 dhe mandati i përfundon në shtator të këtij viti.