Mesfushori shqiptar Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për sezonin e ardhshëm, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.
Sipas raportimeve, drejtuesit e Sunderlandit nuk e kanë ndryshuar asnjëherë qëndrimin e tyre për ta mbajtur Xhakën në skuadër. Pas bisedimeve mes palëve, futbollisti ka rikonfirmuar angazhimin e tij ndaj klubit dhe ka vendosur të vazhdojë projektin e nisur.
Fillimisht, Xhaka ishte i tërhequr nga mundësia për të punuar sërish me trajnerin Xabi Alonso, i cili ishte një nga arsyet që e bëri të shqyrtonte opsionin e largimit. Megjithatë, dëshira për të qenë lider i Sunderlandit dhe për ta udhëhequr klubin drejt garave evropiane rezultoi vendimtare në vendimin e tij.
Kështu, reprezentuesi zviceran me prejardhje shqiptare do të mbetet një nga figurat kyçe të Sunderlandit, me klubin që synon të vazhdojë ngritjen dhe të sigurojë pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane.






