Komunat e Kosovës si njësia bazë e vetëqeverisjes lokale përveç rolit në ofrimin e shërbimeve, ato përmes investimeve kapitale mëtojnë të kenë edhe zhvillimin ekonomik, megjithëse se për këtë pak mund të flitet në Kosovë, Kjo ngase investimet kapitale kryesisht janë të orientuara në asfalt. Por, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi nuk po arrin që t’i shpenzojë paratë as në këtë lloj të investimeve.
Pra, dhe në Podujevë, një pjesë e madhe e investimeve kapitale ende janë të orientuara në pjesën e infrastrukturës rrugore.
Bazuar në shpenzimin e buxhetit të vitit 2022 për këtë vit, shprehimisht për dhjetë muaj të këtij viti, janar-mars, duket se Bulliqit do t’i teprojnë gjysma e parave të investimeve kapitale.
Ani pse në vitin 2022, Komuna e Podujevës ka një buxhet për këto investime shumë të varfër, vetëm në një vlerë prej 6, 949, 521 euro, siç ka parë Periskopi deri në fund të tetorit komuna ka arritur të shpenzojë veç 3, 209, 074 euro.
Ndryshe shpenzimet nga kategoritë tjera buxhetore po shpenzohen sipas planit, p.sh, pagat dhe mëditjet, mallrat dhe shërbimet, apo edhe shpenzimet komunale.
Në dy muajt e mbetur komuna do të shpenzojë fare pak nga ky buxhet i investimeve kapitale ngase dhjetori është muaji ku nuk punohet.
Një pjesë e konsiderueshme e investimeve kapitale vonojnë në zbatimin e tyre të plotë, ose janë projekte të cilat kryhen por me vonesa ose janë projekte të cilat kanë mbetur ende të pa përfunduara edhe pasi të kryhet viti kalendarik. Sfidat me të cilat përballen komunat në implementimin e projekteve kapitale përfshijnë problemet pronësore me të cilat përballen shumë komunat, ngase futen në projektet pa i përfunduar procedurat e shpronësimeve. Pastaj janë problemet e procedurave të ligjit, problemet me kompanitë e kontraktuara etj. Por, megjithatë krejt kjo e ka një emër: keq planifikim dhe menaxhim jo i mirë.
Buxheti për 2022-tën:
Shpenzimi buxhetit, janar -tetor 2022: