11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dështimi për t’u anëtarësuar në KiE, Sarrazin: S’mund ta kryejmë punën tuaj, vendimi për Manastirin e Deçanit erdhi vonë

- Advertisement -

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin iu përgjigj në një mënyrë jo shumë diplomatike gazetarit gjerman, Michael Martens në një panel diskutimi në Prishtinë për angazhimin gjerman në Kosovë, ndërsa u pyet për mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Martens tha se Gjermania vendosi “kushte shtesë” pasi Kosova i kishte plotësuar, duke iu referuar kërkesës së ndërkombëtarëve për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të draft-statutit europian të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sarrazin tha se Gjermania ka kryer shumë punë, por që s’mund ta bëjë edhe punën diplomatike të Kosovës.

“Nuk mund t’i besoni vetëm Gjermanisë që ta kryejë punën tuaj diplomatike. Duhet të bëhet edhe nga vetë Kosova për t’i bindur partnerët e tjerë dhe jo për të na vënë neve për t’i bindur ata. Kjo është”, tha diplomati gjerman, duke iu përgjigjur edhe kritikave se kosovarët “e kanë humbur besimin”.

“Jo, nuk jam i befasuar”, tha Sarrazin, duke iu përgjigjur pyetjes së Martens se a çuditet që “njerëzit e humbasin besimin në Gjermaninë”.

Sarrazin tha se duhet kapur momentumi. Ai tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që kërkonte transferimin e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, “erdhi vonë”.

“Në botë gjërat ndryshojnë. Dhe nëse e keni humbur momentumin, atëherë mos u ankoni më vonë se gjërat ndryshuan. Deçani erdhi vonë. Erdhi shumë vonë. Unë jam i sigurt – ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë gjermane – që nëse kjo do të ishte bërë gjysmë viti më parë, ju do të ishit sot në Këshillin e Europës. Erdhi shumë vonë”, tha i dërguari i Gjermanisë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit