5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dështimi i Kosovës në KiE, Krasniqi: Përgjegjësi kryesor është Albin Kurti

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se përgjegjësi kryesor për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës është kryeministri Albin Kurti.

Ajo ka vlerësuar se për këtë dështim duhet të jap dikush përgjegjësi.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Krasniqi ka treguar gabimet e kryeministrit Kurti në raport me proceset integruese të Kosovës.

Kemi pritur që të anëtarësohemi mirëpo ju e patë që është bërë kusht Asociacioni, për në KiE dhe atë nuk e kanë tregur krerët e shtetit sepse s’ka pasur aspak transparencë sa i përket proceseve integruese. Ndërsa ne e kemi parë që presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari e kanë dërgu një letër te Dora Bajakonis, ku janë zotu se do ta implementojnë Asociacionin sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, mirëpo u pa që edhe kjo dështoi të gjitha proceset integruese të këtij vendi. Njeriu kryesor që ka dështu është pikërisht, Albin Kurti sepse ju e dini se nuk ka votuar atëherë demarkacionin në vitin 2016 kur është shtyer procesi i liberalizimit të vizave. Nuk e ka votuar Marrëveshjen e Stabiliizm Asociimit e shumë e shumë Marrëveshje tjera. Pastaj e humbi edhe mundësinë e artë që kishim të kalojmë në Këshillin e Evropës”, ka thënë ajo.

Deputetja e LDK-së nuk pret që Komiteti i Ministrave të mblidhet prapë këtë vit.

Nuk besoj që do të jetë pikë në rend dite edhe një herë në këtë vit Kosova në KiE, sepse une e di që mbahen ato takime një herë në vit. Nëse këta vetëm e kanë Marrëveshjen që do ta implementojnë Acoacionin për këto ditët në vijim, mirëpo nuk besoj aspak”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit