28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Allegri mund të përfundojë në Arabinë Saudite

- Advertisement -

E ardhmja e Allegrit mund të jetë në Arabinë Saudite.

Ish-trajneri i Juventusit, i shkarkuar në fundjavë, është kandidati kryesor për të zënë vendin e Marselo Gajardos tek Al-Itihad.

Trajneri argjentinas, i afruar me stolin e Milanit në javët e fundit, në fakt do të zëvendësohet nga klubi saudit pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Aktualisht në skuadër bien në sy emrat e lojtarëve si Kante, Luis Felipe, Jota, Fabinho dhe Benzema edhe pse qëndrimi i ish-fituesit të “Topit të Artë” s’është e sigurt.

Sipas spanjolles “Marca”, profili i Allegrit është ai që kryeson listën e klubit nga Zhedah, ndërsa i dyti është ai i Pochettino, së shkarkuar dy ditë më parë nga Chelsea.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit