19.4 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Dështimi i 14-të për Haxhiun, Krasniqi: Nuk i ka dhe as s’do t’i ketë votat, Kurti po e mban peng shtetin

- Advertisement -

Albulena Haxhiu ka dështuar për herë të 14-të në përpjekjen për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Në reagim ndaj kësaj, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e mban shtetin peng për të imponuar kandidaturën e Haxhiut, ndonëse, sipas tij, është e qartë që ajo nuk ka dhe as nuk do t’i ketë votat e nevojshme.

“Ajo çka po bën Kurti dhe VV është e kundërta e vullnetit të votuesv.e po e mbajnë shtetin peng për hir të Albulena Haxhiut për të cilë po ngulin këmbë, paçka se secili e di që ajo s’ka mbështetje e vota.

Për keqardhje tentimfshehje përmes votimit të mshehtë, meqenëse proces i votimit ka kaluar.

Për Kurtin Haxhiu më e rëndësishme se 1 milion qytetarë.

Me këtë qasje dhe arbitratet do të mbesin pa institucione, sepse Albn Kurti nuk i ka numrat për t’u bërë kryeinistër, dhe po na mban peng këstu.

Është deklaratë tallëse nga Kurti, sepse ka krizë që po thellohet çdo ditë – nëse kjo nuk është krizë, nuk di çka pret ai, se nuk na godet ndonjë meteor nga qielli, por kemi fatkeqësi institucionale.

Haxhiu nuk i ka as s’do t’i ketë votat për kryetare të Kuvendit”.

Të ngjashme

Të fundit