Dëshmitari rrëfen detaje tronditëse nga krimi në Majac: Si ndodhi ngjarja

- Advertisement -

Që nga ngjarja tragjike me tri viktima në fshatin Majac të Podujevës, vazhdojnë të jepen versione të ndryshime për rastin.

Njëri prej anëtarëve të familjes Gashi, dëshmitar i rastit, në kushte anonimiteti ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes së rëndë.

Në një deklaratë për Klan Kosova, ky dëshmitar – pjesëtar i familjes Gashi nga Majaci – ka thënë se si familje asnjëherë nuk kanë pasur konflikte, derisa ka shtuar se nuk kanë qenë në dijeni për lidhjen e të dyshuarës, Ardita Gashi, me tashmë të ndjerin, Ilaz Brahimi, 43-vjeçar, nga Obiliqi.

“Pasi e ka gjuajtur atë djalin, ka shku te inxhja Miradi. Ajo ka qenë bashkë me renë dhe tre fëmijët. [Ardita] iu ka thënë të dalin jashtë sepse ka me bisedu diçka me inxhen. Si kanë dalë nga dhoma, është dëgju krisma. Ne kemi vrapu menjëherë, e ajo është mbyll në dhomë të fëmijëve. Kur ka tentu me hy vëllai, ajo ia ka drejtuar vetes armën dhe i ka thënë largohu se të vrasë edhe ty”, u shpreh ai.

Ai ka thënë se në rastin tragjik, 31-vjeçarja ka përdorur revole, duke hedhur poshtë pretendimet se e dyshuara ka qëlluar në drejtim të Brahimit dhe gruas së axhës me armë automatike.

Mbrëmjen e 22 marsit, 31-vjeçarja, Ardita Gashi dyshohet se privoi nga jeta Ilaz Brahimin, kurse e plagosur kishte mbetur edhe Miradije Gashin, 73-vjeçe, e cila vdiq më pas mëngjesin e së hënës derisa po trajtohej në QKUK.

Poashtu, edhe Ardita Gashi po trajtohej në QKUK, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e vetëplagosjes. Por, as ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq mëngjesin e së hënës.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala deklaroi se gjithçka kishte nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarës kryesore dhe 45-vjeçarit.

Të ngjashme

Të fundit