Në Gjykatën Speciale ka nisur dëshminë dëshmitari numër 2 i Prokurorisë.
Ai i është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga Prokurori, duke përmendur kështu strukturën dhe organizimin e LDK-së në Malishevë.
Ai ndër të tjera pyetet edhe për ato që quheshin “institucione paralele” dhe në qoftë se dëshmitari e kishte dëgjuar këtë term.
Pjesë nga pyetjet dhe përgjigjet:
A e keni dëgjuar termin institucione paralele?
Ne e kemi i pa si institucione të Kosovës që kanë punu nga delegatët e Kosovës, dhe për ne ka qenë sistem i njerëzve të Kosovës.
Nga kush kanë qenë këto institucione të udhëhequra?
Kanë qenë nga Ibrahim Rugova, kryeministri Bujar Bukoshi dhe ministrat tjerë në atë kohë.
Kush e përkrahte LDK-në duke filluar nga vitet e 90-ta?
Qytetarët e Kosovës.
Çfarë etnie kishin?
Shqiptarë.
Struktura e LDK-së në Malishevë?
Nënkryetarë e LDK-së, sekretarët dhe anëtarët e kryesisë. Në kryesi kanë qenë 13 anëtarë, dy nga forumi i gruas dhe forumi rinor, gjithësej 15 anëtarë. Në Kuvendin e degës 110 delegatë.
Sa e njohur ishte LDK-ja në vitet 90-ta?
Ishte shumë e njohur. Nga një pjesë e madhe e pjesës së Kosovës, shqiptarëve të Kosovës brenda dhe jashtë. Parti e madhe e njohur nga qytetarët e saj por edhe më larg.