Dëshmitari i 31-të në rastin e krerëve të UÇK-së, po del se ka qenë ushtar në zonën e Drenocit.
Kështu ka bërë të ditur prokurori i rastit.
Gjatë pyetjeve, ai ka folur për zinxhirin komanduese të zonës së Drenocit.
Dëshmitari ishte ushtar i UÇK-së në Drenoc. Ai do të jap dëshmi për strukturën komanduese në Drenoc dhe rolit të policisë ushtarake atje dhe personave të ndaluar atje. Pyetjet e parë do të bëhen në seancë të hapur.
Prokurori: Në zonën e Drenocit kush ishte komandant në fund të majit 1998?
Dëshmitari: Xhemë Gashi
Prokurori: Në çfarë kohe ka ardhur?
Dëshmitari: Dikund kah fillimi i majit 1998.
Prokurori: Nga është Xhemë Gashi?
Dëshmitari: Shqiptar i Kosovës. Nga një fshat në territor të Klinës (nuk dëgjohet)
Prokurori: Kush ishte zëvendës i Xhemë Gashit?
Dëshmitari: Mahir Hasani ka qenë.
Prokurori: Kur ka ardhur ai në Drenoc?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Prokurori: Nga është Mahir Hasani?
Dëshmitari: I Pejës dikund. Nuk e di saktësisht.
Prokurori: Këto zona Klina, Peja. A është e saktë të thuhet që Xhemë Gashi e Mahir Hasani nuk janë nga Drenoci?
Dëshmitari: Nuk janë nga Drenoci ata.
Prokurori: Ju vetë personalisht nuk e dinit kush i dërgoi këta persona?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Prokurori: Dëshmitar shikojeni këtë dokument, në fjalin e parë thuhet: z.Mahir Hasani nga Peja vihet në dispozicion të bazës së Drenocit nën komandën e Xhemë Gashit. Ju thatë që nuk e keni parë këtë dokument para seancës përgatitore?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Prokurori: Ky është një dokument me datë 31 maj 1998. A përkon kjo me kohën që iu kujtohet që Mahir Hasani erdhi zv.komandant në Drenoc?
Dëshmitari: E njëjta datë, kush e ka shkru le të tregon. 31.