28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Dëshimi për t’u anëtarësuar në KiE, avokati Ardian Bajraktari flet për rolin e institucioneve në këtë proces

- Advertisement -

Reagime të mëdha ka nxitur dështimi i Kosovës për t’u anëtarsuar në KiE. Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, është nga anëtarësimet shumë të rëndësishme, mbase në këtë fazë edhe më i rëndësishmi, jo vetëm që do të nënkuptonte anëtarësim në organizatën kampione në fushën e të drejtave të njeriut, por, sipas tij, do të forcohej subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës, e mbi të gjitha do të hapej rruga për qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në një intervistë për IndeksOnline, ai ka thënë se dështimi për anëtarësim, është dështimi i madh, politikës së jashtme dhe jo vetëm.

Sipas avokatit, përgjegjës për këtë dështim në radhë të parë është Qeveria, por po ashtu bashkëpërgjegjës po aq sa Qeveria janë edhe dy institucionet tjera, Presidentja si dhe Kuvendi.

“Shpërfaqja në publik e faktit që kreu i shtetit nuk është konsultuar fare në lidhje me një çështje tejet të rëndësishme, atë të adresimit të një letre, (njërën nga të tillat të radhës) në Këshillin e Evropës nga ana e Ministrisë së Punëve të jashtme, duke e anashkaluar (me apo pa qellim, pak ka rëndësi) institucionin e Presidentit/es, së vendit, është në shpërputhje me rolin dhe kompetencat që ka kreu i shtetit në fushën e politikës së jashtme”, ka thënë ndër të tjera ai.

Bajraktari ka komentuar edhe rolin e Kuvendit në këtë proces.

“Në këtë mes, natyrisht se i pa shmangshëm është edhe roli dhe përgjegjësia e Kuvendit, si përfaqësues kolektiv i vullnetit të popullit, përfshirë rolin e tij mbikëqyrës, në raport me punën e Qeverisë dhe të organeve tjera,  duke mos e harruar se njëra nga kompetencat e Kuvendit, të përcaktuar me nenin 65, paragrafi 14, është se Kuvendi vendos për çështjet me interes të përgjithshëm. E interes i përgjithshëm dhe shumë i rëndësishëm është (së paku i tillë do të duhej të kuptohej), anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, organizatë kjo kampione në fushën e të drejtave të njeriut. Pranaj edhe ky institucion nuk ishte në nivel të detyrës dhe funksionit të tij për sa i përket kësaj çështje”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit