12 C
New York
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

Derisa kritikon Vuçiqin për rregulloren e BQK-së, Grenell thotë se i mungon ish presidenti Hashim Thaçi

- Advertisement -

Ish-emisari special amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka kritikuar presidentin serb, Alexandar Vuçiq.

Grenell tha se Vuçiqi nuk duhet ta përdorë çështjen e rregullores së BQK-së, për të përshkallëzuar tensionet.

Tutje, ai tha se Vuçiq duhet të refuzojë lëvizjet ruse dhe kineze për të përfituar nga situata, derisa gjithashtu nga komuniteti ndërkombëtar kërkon reagim për siç thotë lëvizjet e njëanshme të Kurtit për dinarin serb.

”Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të marrë karremin nga Albin Kurti për të përshkallëzuar tensionet. Ai gjithashtu duhet të refuzojë lëvizjet ruse dhe kineze për të përfituar nga situata – dhe në vend të kësaj të qëndrojë pranë SHBA-së dhe BE-së”.

”Dhe kjo do të thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të merret menjëherë me veprimet e fundit të njëanshme të Kurtit dhe mospërfilljen e kërkesave të SHBA-së dhe BE-së”.

Grenell po ashtu tha se i mungon ish presidenti Hashim Thaçi.

”Në kohë si kjo, të gjithëve na mungon Hashim Thaçi”, shkruan Grenell.

Serbian President @avucic must not take the bait from Albin Kurti to escalate tensions.

He must also reject Russian and Chinese moves to take advantage of the situation – and instead stay close to the U.S. and EU.

And that means the international community must immediately…

— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 31, 2024

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit