9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Deri më tani janë regjistruar 1,204,560 qytetarë në Kosovë

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidhur  me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024).

Avni Kastrati (U.D kryeshef Ekzekutiv), Bekim Canoll i (u.d drejtor i DMTI-së), Idris Shala (udhëheqës i GIS) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në konferencë për media, kanë dhënë informacione rreth ecurisë së Javës së pestë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë me të dhëna deri këtë të martë, ora 9-të e mëngjesit.

Kastrati ka thënë se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1.204.560.

Ai ka theksuar se kanë mbetur edhe pak takime deri tek të dhënat preliminare.

“Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Kastrati.

Ai tha se disa komuna kanë qenë shumë aktive dhe disa nuk janë angazhuar aq. Jemi duke shpresuar për angazhim më të madh ka thënë ai.

“Deri më tani po i shihni të dhënat ku janë regjistruar mbi 1,204,560 dhe regjistrimi është duke shkruar sipas planit. Edhe komunitetet, të gjitha janë duke marrë pjesë, disa komuna në veri nga serbët ka ende hezitim, një pjesë e tyre po regjistrohet, ka një hezitim por një pjesë po regjistrohet”, ka thënë Shala.

Sa i përket kualitetit të të dhënave, Kastrati ka thënë se janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat.

“Për to janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat. Krahasuar me burime tjera vet sistemi e gjeneron që duhet të rishikohet, është për tu përgëzuar pasi kjo bëhet për herë të parë pasi vitet tjera ishte metodologji tjetër”, ka thënë Kastrati.

Kastrati tha se nëse vazhdon kështu, procesi do të përfundoj i suksesshëm.

I pyetur rreth ngacmimeve që mund tu bëhen grave dhe vajzave gjatë intervistimit në terren, Kastrati tha se ato kanë pasur trajnime të cilat mund ti shfrytëzojnë në raste.

Sipas tij deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë të tillë deri sa përmendi një rast të viteve të kaluara ku ishte dorëzuar një ankesë me shkrim për ngacmim e që sipas tij kishte rezultuar se ajo kishte faj. /EO/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit