13.6 C
New York
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

Dërgesat miliardëshe nga emigrantët, ‘përfitimi’ i eksodit masiv të qytetarëve

- Advertisement -

Papunësia, varfëria e rritja e çmimve te artikut bazë – janë tri problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët e Kosovës. Madje, 21 për qind e qytetarëve e kanë renditur çështjen e varfërisë si problemin e dytë më madhor në Pulsin e fundit Publik i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Një tregues i rëndësishëm i këtij perceptimi të qytetarëve është padyshim inflacioni, i cili gjatë viteve të fundit ka arritur nivele dyshifrore.

Në këtë kontekst, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar ato luajnë një rol të rëndësishëm pasi konsiderohen si kundërciklike, ose me fjalë të tjera vijnë nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës kur një vend po përjeton një krizë ekonomike.

Burimi: “Pandemia e COVID-19 kërcënon të thajë një burim jetik të ardhurash për vendet e varfra dhe të brishta”, FMN.

Bazuar në krizën ekonomike që Kosova u përball me një rritje të inflacionit, që shkak-pasojë enorme pati rënien e fuqisë blerëse, Kosova rezulton një shembull tjetër i këtij kundërcikli. Vetëm në 7 vjetet e fundit, remitencat në Kosovë arritën vlerën e gati 7 miliardë eurove.

Gjatë vitit 2023, remitencat arritën vlerën më të lartë ndonjëherë, mbi 1.3 miliardë euro. Vlera e vitit të kaluar paraqet rritje prej 120.5 milionë euro ose 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, sipas njoftimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Trajektorja rritëse vazhdoi edhe në muajt e parë të vitit t2024 ku sipas BQK-së, vetëm në tre muajt e parë dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 284 milionë euro.

“Remitancat në shkurt 2024 arritën vlerën 85.58 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin mars 2024 ishin rreth 112.13 milion euro, duke arritur kështu vlerën për tre muajt e parë të vitit 2024 në 284.07 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit mars kanë qenë përmes IFJB 61.46%, përmes bankave komerciale 15.20%, ndërsa, kanalet tjera 23.34%.” – thuhet në njoftimin e fundit të BQK-së.

Sipas një studimi “Migrimi dhe zhvillimi ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor: Gjetje nga Kosova”, dërgesat e emigrantëve kanë rol “një rol të rëndësishëm ekonomik dhe social” në pothuajse të gjitha vendet e Ballakanit.

“Remitancat luajnë një rol të rëndësishëm ekonomik dhe social në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Maqedonisë së Veriut. Në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë pjesa e tyre në PBB kalon 10% ndërsa në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi janë më pak se 10%”, thuhet në raport.

Kujtojmë se sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Buxhetin e Ekonomive Familjare për vitin 2022, 78.5 për qind e familjeve në Kosovë kanë vështirësi në mbulimin e shpenzimeve për strehim dhe banim. 40.7 për qind prej tyre e kanë barrë te rendë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit