11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Deputetja Pacolli thotë se ka pranuar një kërcënim, publikon mesazhin

- Advertisement -

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka marrë një kërcënim nga një person, lidhur në një çështje prone që familjarë të sajë dhe një person tjetër janë të përfshirë.

Pacolli ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me rastin e raportuar në media, e që thotë se edhe mënyra e raportimit ka nxitur urrejtje ndaj saj.

“Sot mora një kërcënim të cilin e raportova menjëherë në polici. Kërcënimi lidhet me një rast që u raportua këtyre ditëve dhe i cili nuk ka të bëjë asgjë me mua e as me punën që bëjë dhe nuk më përfshinë mua në asnjë rrethanë. Mënyra se si u raportua rasti nga Nacionale dhe Berat Buzhala për interesa personale e me qëllim të denigrimit të personalitetit dhe reputacionit tim si deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE ka nxitur urrejtje e dhunë ndaj meje”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë se do të raportojë çdo kërcënim në Polici dhe është distancuar nga rasti i pronës duke thënë se “Unë jap përgjegjësi publike vetëm për veten time dhe për aktivitetin tim publik”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit