Deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila e akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për uzurpim të zyrave të Qeverisë.
Kryeziu tha se veprimet e Kurtit nuk mund të cilësohen si uzurpim, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të fundit dhe numrit të votave që ai ka marrë.
“Znj. Çitaku, në zgjedhjet e fundit ju keni marrë 43,980 vota personalisht, ndërsa partia juaj ka marrë 157,892 vota. Kryeministri Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së. Për çfarë uzurpimi po flisni? Populli ka folur qartë. Albin Kurti është kryeministër i vendit”, ka shkruar Kryeziu.
Ajo i është drejtuar Çitakut edhe lidhur me mundësinë që ajo të marrë postin e kryetares së Kuvendit.
“Megjithatë, znj. Çitaku, ju keni mundësinë të bëheni kryetare e Kuvendit nëse z. Hamza pranon ofertën e kryeministrit Kurti”, ka deklaruar Kryeziu.






