-8 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Deputetja e VV-së: Hapja e urës nuk po bëhet për fushatë elektorale

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka thënë se hapja e urës së Ibrit nuk po bëhet për çështje elektorale, por për shtrirje të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.

Ajo ka thënë se këto deklarime që vijnë nga opozita janë rezultat i mungesës së kritikave konstruktive nga opozita.

Fejza ka kujtuar se Qeveria e Kosovës ka marrë veprime për shtrirje të rendit e ligjit në veri të Kosovës që nga fillimi i mandatit dhe hapja e urës nuk është i pari e as i fundit.
“Nëse ky do të ishte veprimi i parë që merr Qeveria e Kosovës në raport me shtrirjen e ligjit në tërë territorin e Kosovës dhe veçanërisht me veriun mbas mund të kishte kuptim si artikulim. Por duhet parë se si ka vepruar Qeveria e Kosovës gjatë qeverisjes dhe të gjitha veprimet që ka marrë ajo. Ky nuk është vendimi i parë as i fundit që ka për qëllim edhe integrimin e asaj pjese dhe shtrirjen e rendit dhe ligjit në atë zonë. Prandaj konsideroj se këto kritika nëse mund të quhet kritika të opozitës janë në mungesë të një kritike konstruktive që mund ta bënte opozita”, ka thënë Fejza në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

ShBA e BE kanë bërë thirrje që hapja e urës të mos bëhet në këtë kohë.

Ambasadori amerikan në Kosovë të martën tha se një veprim i tillë në këtë kohë rrezikon ushatarët e KFOR-it përfshirë edhe ata amerikanë.

Kundër hapjes është shprehur edhe KFOR-i, madje të mërkurën ata për disa orë kanë shtuar forcat mbi urën e Ibrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës tha se hapja e urës nuk është kundër askujt e aq më pak ndaj partenerëve. Ai tha se do të vazhdojë koordinimin me partnerët për këtë çështje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit