Arjeta Fejza, deputete e VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar temën e mocioni kundër Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës.
Sipas Fejzës, opozita që nga java e dytë e marrjes së pushtetit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar zgjedhje vazhdimisht.
Tutje deputetja e VV-së ka vlerësuar se tash opozita e ka mundësinë që të tregojë “se a kanë guxim” për zgjedhje.
“Që nga java e dytë e marrjes së pushtetit nga Lëvizja, opozita kërkonte zgjedhje vazhdimisht, tashmë e kanë mundësinë të tregojnë para të gjithë qytetarëve se a kanë guxim për to apo kanë qenë vetëm fjalë.
Zgjedhje apo fore?” – shkroi ajo.