31.8 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Deputetja e Shqipërisë ‘godet’ Përparim Ramën: Kjo nuk është Prishtina e përjetimeve që ne e ëndërrojmë

- Advertisement -

Deputetja në parlamentin e Shqipërisë, Flutura Açka, njëherësh edhe anëtare e Komisionit për Edukim dhe Mjete të Informimit e ka ‘goditur’ kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën për trafikun e ngufatur.

Mysafirja nga Shqipëria u ankua për trafikun e Prishtinës, duke thënë se qyteti është ngufatuar.

Ajo tha se kryetari i Prishtinës duhet ta mendojë një zgjidhje për qarkullimin e veturave.

“Keni bërë gabim me ngufatjen e kryeqytetit. Këtë e vura re. Këtë gabim e bëjmë edhe ne në Shqipëri dhe ky është një problem që e keni marrë nga ne. Prishtina ishte e ngufatur, nuk e di çfarë ka ndodhur. Kjo nuk është Prishtina e përjetimeve që ne e ëndërrojmë”, u shpreh Açka në Frontal të T7.

Të ngjashme

Të fundit